• Home
  • LAJME
  • Grekët pa pushime për Shqipërinë; Tsipras: Në verë marrëveshja për detin
LAJME

Grekët pa pushime për Shqipërinë; Tsipras: Në verë marrëveshja për detin

Spread the love

 

Diplomaci e ngarkuar do të jetë për grekët këtë verë. Kryeministri Aleksis Tsipras lajmëroi zhvillime në lidhje me marrëveshjen për detin me Shqipërinë, shkak për të cilin ai tha se anëtarët e kabinetit qeveritar nuk do të shkojë as me pushim.

Pas marrëveshjes me Shkupin për të cilën Athina ka marrë edhe përgëzime nga gjithë komuniteti ndërkombëtar, qeveria Tsipras ka vendosur që gjatë verës të arrijë edhe një marrëveshje me Shqipërinë, që do të përfshijë edhe delimitimin e ZEE.

Ministri i Jashtëm grek nga Moska në një deklaratë për mediat ka bërë të qartë se dikasteri i tij nuk do të shkojë me pushime këto muaj. Kjo dhe për faktin se është ende në pritje, takimi i dy kryeministrave Rama dhe Tsipras, të cilët shkurtin e kaluar ranë dakord për të vazhduar negociatat dhe për të mbyllur çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve.

Kreu i Diplomacisë greke ka premtuar se brenda verës do të zgjidhë edhe çështjen e ligjit të luftës, një proces që sipas tij nuk ka të bëjë aspak me çështjen çame, por vetëm me rikthimin apo dëmshpërblimin e pasurive të cilët u gjendën në sekuestro pas luftës.

Mediat greke theksojnë se me ato çka janë publikuar deri tani pala greke pranon se në marrëveshjen e 2009 përcaktimi i ZEE ishte bërë me mënyrë të gabuar, ndërsa pala shqiptare pranon edhe ajo gjithashtu se ishujt e vegjël mbi Korfuz luajnë një rol të plote në përcaktimin e kufirit detar.

Sipas Kotzias shumë shpejt do të zgjidhen të dhjetë pikat e shportës së çështjeve me Shqipërinë, probleme qe dy vendet kanë trashëguar 70 deri 100 vitet e fundit.

“Janë probleme – ka thënë ai- të cilat nuk u krijuan dhe nuk u zgjidhën gjatë Luftës së Ftohte siç ndodhi në shumë shtete të Europës, pasi përsa i përket Shqipërisë për gati 50 vjet ndodhej nën regjimin e Enver Hoxhës, ku kjo gjë ishte e pamundur.

Top Channel

Related posts

Mogherini: KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë

dritatv

Arrestohet lideri i opozitës ruse

dritatv

Rritet fluksi i kalimeve në Morinë, shtohet personeli dhe sportelet

dritatv

Leave a Comment