Gjyqtari amerikan: Vettingu, zhvillime pozitive, reforma inkurajon më të mirët

Gjykatësit e vjetër në Shqipëri duken më pak të gatshëm për ndryshim, ndërsa të rinjtë e kuptojnë më shumë rëndësinë e një sistemi gjyqësor të pakurruptuar.

Kështu shprehet anëtari i Gjykatës së Lartë të Los Angelesit, Stephen Czuleger, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, lidhur me çështjen e korrupsionit në sistemin gjyqësor në Shqipëri. Czuleger, i cili është pjesë e një programi që synon të mbështesë brezin e ri në sistemin shqiptar të drejtësisë, pritet të japë leksion në vendin tonë, muajin e ardhshëm.

“Herën e fundit që zhvillova një takim me një grup gjyqtaresh në Shqipëri, vura re se të vjetrit ishin më pak të gatshëm për ndryshim. Nga bisedat e zhvilluara në Ambasadën Amerikane mora të njëjtat shqetësime për korrupsionin . Ata ishin pesimiste se gjerat do të ndryshonin, por unë jam pozitiv pasi mendoj se studentët e juristët e rinj e kuptojnë rëndësinë e një sistemi gjyqësor të pakorruptuar”, u shpreh Stephen Czuleger, gjyqtar.

Ndërsa pranoi se korruspioni ka minuar besimin e popullit shqiptar në sistemin gjyqësor, gjykatësi përgëzoi përpjekjet e autoriteteve shqiptare në implementimin e reformës në drejtësi.

“Kur isha aty 3 vite gjysmë më parë, diskutimet për reformën sapo kishin nisur dhe tani shoh që ka filluar të zbatohet. Shoh gjyqtarë që janë të shqetësuar dhe nuk duan të kalojnë përmes Vettingut. Kjo është diçka pozitive pasi inkurajon gjyqtaret e mire, inkurajon njerëzit që duan të zbatojnë ligjin dhe të bëjnë atë që duhet, duke mos e patur barrën e kolegëve që nuk veprojnë në të njëjtën mënyrë”, tha gjyqtari.

Sipas gjyqtarit amerikan, shqiptarët e duan ndryshimin dhe zgjidhja është thjesht një proces.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi