• Home
  • BOTA
  • Gjermania “refuzon” idenë e Macronit për një ushtri europiane
BOTA

Gjermania “refuzon” idenë e Macronit për një ushtri europiane

Spread the love

Gjermania nuk shfaq të njëjtin entuziazëm si Franca për të ashtuquajturën “ushtri” europiane. Parisi është vënë në krye të nismës 10-vendëshe, që synon përballjen me sfida të reja jashtë strukturave ekzistuese, por Berlini druhet se ky projekt mund të vështirësojë ndërhyrjet e tij jashtë kufijve e të minojë Bashkimin Europian.

Ministrat e Mbrojtjes të 10 vendeve të përfshira në këtë nismë u mblodhën në Paris, me qëllimin të përcaktojnë një axhendë për të ashtuquajturën “Nisma europiane e ndërhyrjes, EI2”.

“Në mënyrë që t’i përballojë më mirë kërcënimet e reja, Europës i nevojitet një mbrojtje e fuqishme”, ishte argumenti i Ministrisë franceze të Mbrojtjes.

Objektivi i “EI2” është të krijojë një strategji të mbështetur në rezultate, e cila të lejojë përgjigjen e shpejtë me operacione të përbashkëta ushtarake, ku të përfshihen edhe përpjekjet humanitare. Si e tillë, ajo praktikisht nuk synon krijimin e një ushtrie europiane, e cila të ngrihet mbi kombet.

Por, duke qenë se bëhet fjalë për një nismë jashtë BE-së dhe NATO-s, Ministria franceze e Mbrojtjes është përpjekur të qetësojë frikën se plani mund të minojë strukturat ekzistuese të mbrojtjes brenda bllokut dhe aleancës.

Përpjekjet e Francës, megjithatë, nuk i kanë fashitur shqetësimet e Berlinit, të cilin Parisi e shikon si aktor kyç në këtë nismë. Gjermanët nuk i bind fakti që diçka do të organizohet me vetëdije të plotë jashtë strukturave të Bashkimit Europian, madje mendojnë se një lëvizje e tillë mund ta minojë BE-në.

Përpos kësaj, disa vëzhgues theksojnë se nisma e ndërmarrë nga Franca mund të përdoret si mjet në duart e Parisit, që të përforcojë objektivat e tij të politikës së jashtme./Top Channel/

Related posts

Regjimi i Asadit vazhdon përdorimin e bombave fuçi

dritatv

Turqia e para në ofrimin e ndihmës për refugjatët Rohingya

dritatv

Egjipt, Morsi dënohet me tre vjet burgim për “fyerje të gjyqësorit”

dritatv

Leave a Comment