• Home
  • BOTA
  • Gjermania kërkon 1.2 milion punëtorë, këto janë profesionet që kërkohen
BOTA

Gjermania kërkon 1.2 milion punëtorë, këto janë profesionet që kërkohen

Spread the love

Sipas Institutit për Hulumtimin e Tregut të Punës (IAB), në tremujorin e tretë të këtij vitit në Gjermani është regjistruar mungesa e madhe e fuqisë punëtore edhe pse janë hapur 1,2 milionë vende të lira pune.

“Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i vendeve të punës ku mungon fuqia punëtore është rritur për 140 mijë”, thuhet në komunikatën e IAB-së që vepron në bashkëpunim me Agjencinë Federale të Punësimit në Nuremberg

“Rritja më e madhe e kërkesës së fuqisë punëtore është rritur në industrinë e prodhimit, ndërsa kërkesat në sektorin e shërbimeve me mbi 600 mijë vende të hapura të punës vazhdon të jetë shumë më e lartë”, ka deklaruar Alexander Kubi nga IAB.

Në industrinë e ndërtimit u hapën 108,000 vende pune dhe 87,000 në sektorin e logjistikës (transport dhe magazina). Në ndërtimtari janë hapur 108 mijë vende punë, kurse në sektorin e logjistikës (transport dhe magazina) 87 mijë.

Numri më i madh i vendeve të punës ka të bëjë me arsimin e mesëm dhe të lartë (60.8 për qind), më pas personat pa kualifikim (22 për qind) dhe në fund personat me arsim universitar (17 për qind) , transmeton Telegrafi. Për vite të tëra tregu gjerman i punës është goditur nga mungesa e fuqisë punëtore, ku numri i pensionistëve është duke u rritur çdo herë e më shumë./Kosova Post/

Related posts

Turqi, gra të burgosura prodhojnë “qese votimi” për zgjedhjet e vitit 2019

dritatv

Gjysma e britanikëve duan referendum të ri për Brexit-in

dritatv

Moti i keq në Vietnam u merr jetën 15 personave

dritatv

Leave a Comment