BOTA

Gjermani, mosmarrëveshja rreth migrimit kërcënon koalicionin

Spread the love

 

 

Qeveria e koalicionit të kancelares gjermane Angela Merkel u rrezikua të enjten nga një mosmarrëveshje lidhur me planin e ministrit të Brendshëm për të kthyer prapa azilkërkuesit në kufi.

Bundestagu, parlamenti i Gjermanisë, ndërpreu seancën në mëngjes pasi ligjvënësit e Unionit Kristian Demokratik të Merkelit (CDU) dhe Unioni Kristian Social (CSU) i ministrit të Brendshëm Horst Seehofer vendosën të mbajnë takime emergjente.

Një bisedë rreth krizës vonë gjatë natës të mërkurën mes Merkelit dhe Seehoferit nuk arriti të zgjidhë krizën, ndërsa kreu i CSU-së Seehofer ka kërcënuar të vazhdojë përpara me planin e tij dhe ta zbatojë atë si një vendim ministror pa kërkuar miratimin nga kancelarja, raportoi media lokale.

Seehofer kohët e fundit ka shtuar kritikat ndaj politikës së dyerve të hapura të Merkelit për refugjatët.

Plani i tij i ri i migrimit, të cilin synonte ta prezantonte këtë javë, parashikon refuzimin e azilkërkuesve në kufirin e Gjermanisë nëse ata hyjnë në BE nga një shtet tjetër anëtar dhe regjistrohen për herë të parë atje.

Merkel ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur hapat e njëanshëm nga shtetet anëtare të BE-së për të ndaluar migrimin e paligjshëm dhe ka bërë thirrje për një politikë të përbashkët të azilit për të trajtuar krizën e refugjatëve.

Ajo gjithashtu u ka kërkuar vendeve të tjera anëtare të BE-së të ndajnë barrën e Italisë dhe Greqisë, të cilët pranojnë numrin më të madh të refugjatëve në unionin 28 anëtarësh.

Related posts

VIDEO | 5,5 mln $ për skrap… Duterte me “dorë të hekurt” ndaj trafikantëve të makinave luksoze

dritatv

Izraeli liron kolonin hebre i cili dogji familjen palestineze

dritatv

Itali, disfata e parë në Parlament e qeverisë euroskeptike. Bie kandidatura për kreun e Rait

dritatv

Leave a Comment