Gjatë vitit 2019 në Kosovë shënohet rënie në numrin e vrasjeve

Udhëheqës të Policisë së Kosovës e kanë konsideruar vitin 2019 si vit të suksesshëm edhe pse me shumë sfida për policinë.

Nëpërmjet një konference për media, udhëheqës të divizioneve të ndryshme të policisë kanë shpalosur të arriturat, statistikat dhe aktivitetet e tyre.

Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj vitin 2019 e konsideroi si vit të suksesshëm të parandalimit policor, duke thënë se është bërë një punë mjaft e madhe në parandalimin e veprave penale, është ofruar siguri për qytetarët, por edhe ka pasur një mori sfidash të cilat sipas tij janë menaxhuar mirë.

“Kemi arritur që të zvogëlojmë trendin e krimit sidomos në fushën e veprave penale kundër jetës dhe trupit. Kemi arritur të merremi me shumë hetime komplekse të veprave penale të ndryshme qoftë në fushën e terrorizmit, krimit të organizuar apo atë të krimeve të rënda”, tha Qalaj duke shtuar se policia gjatë vitit që lamë pas ka kryer mjaft trajnime, qoftë jashtë shtetit apo duke sjellë ekspertë në Kosovë.

Drejtori i Departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti, ka shpalosur disa nga rastet që Policia e Kosovës i ka evidentuar si vepra penale, kundërvajtje e të tjera gjatë vitit 2019.

“Gjatë këtij viti Divizioni i Operacioneve ka evidentuar 43.668 raste në total prej tyre 30.258 vepra penale dhe 13.409 për kundërvajtje dhe raste të natyrave të tjera”, tha Ahmeti.

Ahmeti theksoi se krahasuar me vitin 2018 “ka pasur ulje të rasteve për 8.90 për qind në raportimin e përgjithshëm. Ka pasur ulje të veprave penale për 15.73 për qind dhe ngritje për 11.45 për qind të numrit të kundërvajtjeve dhe rasteve të natyrave të tjera”.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë vitit 2019 krahasuar me vitin 2018 ka pasur ulje të rasteve të vrasjeve në Kosovë.

“Rastet e vrasjeve: Në vitin 2018 kemi pasur 34 raste ndërsa në vitin 2019 kemi pasur 23 raste, apo ulje për 32.35 për qind. Lëndime të renda trupore në vitin 2018 ishin 288 raste ndërsa në vitin 2019 janë 265, apo ulje 7.98 për qind. Vjedhje në vitin 2018 ishin 5842 raste, ndërsa viti 2019 janë 4519 raste, apo ulje për 22.4 për qind”, tha Ahmeti.

Drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova, tha se trafikimi me narkotik vazhdon të jetë shqetësim apo rrezik kryesor sa i përket aspektit të kriminalitetit të rëndë.

Ai tha se në gjatë vitit 2019 ata kanë zhvilluar “1156 operacione të ndryshme për luftimin e krimeve të rënda dhe krimit të organizuar ku gjithsej janë goditur 37 grupe kriminale dhe janë arrestuar 2233 persona”.

“Gjatë kësaj periudhe kemi arritur të konfiskojmë një sasi më të madhe të marijuanës, diku 824.2 kilogram, 7 kilogram e 700 gram heroinë dhe gjithsej 1 kilogram e 500 gram kokainë. Gjatë kësaj periudhe i kemi kushtuar rëndësi edhe bashkëpunimit ndërkombëtar ku në total janë shkëmbyer më shumë se 3.000 informacione të ndryshme”, theksoi Shillova.

Në konferencë u bë e ditur se gjatë vitit 2019 nga hyrje dhe daljet në kufi janë shënuar 18,145,881 raste, ndërsa janë refuzuar që të hynë në Kosovë gjatë vitit të kaluar 3029 persona.

Po kështu, refuzimi për dalje jashtë Kosovës në vitin 2018 u është bërë 935 personave, ndërsa në vitin 2019, janë 940 persona.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Emërohet drejtori i ri i AKI-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, sot kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës...

Kavajë, organizohet simpoziumi në përkujtim të dëshmorëve të Luftës së Shkodrës

Me rastin e 105 vjetorit të Luftës së shkodrës në të cilë populli heroik i atij qyteti luftoi për ta mbajtur larg pushtimit të...

Meta kthen ligjin që ndëshkon median: Gjobat shproporcionale

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr....

Së fundi

Ky shtet anulon procesin mësimor për tërë vitin 2020, s’ka as mësim online

Bolivia ka marrë vendim që procesi mësimor të anulohet për tërë vitin kalendarik për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kështu, rreth dy milionë nxënës në...

Kosovë : Janë regjistruar 218 raste të reja dhe 15 viktima gjatë 24 orëve të fundit .

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe janë regjistruar 218 raste të reja...

Tragjike në kosovë, dy vëllezër vdesin në një ditë nga Covid-19 në Pejë

Dy vëllezër që ishin haxhi, Mustafë Zekaj dhe Zekë Zekaj, të moshës 85 dhe 78 vjeç, vdiqën gjatë natës në Novosellë të Pejës. Vëllezërit kishin...