• Home
  • BOTA
  • Forcat izraelite rrënojnë shtëpinë e një palestinezi
BOTA

Forcat izraelite rrënojnë shtëpinë e një palestinezi

Spread the love

Në lagjen Bejt Hanina në verilindje të Kudsit, forcat izraelite kanë rrënuar shtëpinë e një palestinezi me arsyetimin se është “pa leje”.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, fillimisht policia e Izraelit ka rrethuar rajonin “Vad ed-Dem” të Bejt Haninas. Më pas, ekipet e Komunës së Kudsit të lidhura me Izraelin, e kanë rrënuan shtëpinë e palestinezit Velid Haddad me arsyetimin se është “pa leje”.

Organizatat vendase dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut thonë se me mosdhënien e lejeve për ndërtim për palestinezët të cilët jetojnë në Kudsin Lindor nën pushtim, Izraeli përpiqet të zvogëlojë popullsinë palestineze në qytet.

Në qytetin ku palestinezët e kanë pothuajse të pamundur marrjen e lejes për ndërtim nga Komuna e Kudsit, 20 mijë shtëpi “pa leje” të palestinezëve përballen me rrezikun e rrënimit nga forcat Izraelite.

Ekipet e komunës herë pas here i rrënojnë këto shtëpi dhe shpenzimet e rrënimit ua ngarkojnë palestinezëve./Rtv Drita/

Related posts

Erdogan: Jerusalemi është kalibër i ndërgjegjes, të parët tanë e mbrojtën me gjak e jetë

dritatv

Duterte i Filipineve fton grupin Abu Sayyaf në negociata për paqe

dritatv

“Takimi me Pompeon ishte shumë produktiv”

dritatv

Leave a Comment