KURIOZITETE

Fenomeni i çuditshëm në Holandë

Spread the love

Shkencëtarët holandezë janë shqetësuar pasi rreth 20 mijë zogj të ngordhur janë gjetur në brigjet e Detit të Veriut, në një fenomen që nuk vihet re prej dekadash.

Zogjtë e detit që ushqehen me peshq janë gjetur në brigje me simptomat e një ngordhjeje nga uria.

Biologu marin Mardik Leopold thotë: “Çfarë i ka vrarë ata është një pyetje që vlen miliona dollarë. Ne nuk e dimë përgjigjen. Është një situatë alarmante. Hera e fundit që kemi parë diçka të ngjashme ka qenë në vitet 1980-1990”.

Ngordhja e zogjve është e kufizuar vetëm në brigjet holandeze, pasi nuk është raportuar asgjë e ngjashme në Belgjikë apo Gjermani. Era e fortë dhe dimri mund të kenë cenuar aftësitë ushqyese të zogjve, por shkencëtarët i habit fakti që fenomeni është i kufizuar vetëm në Holandë.

Ka pasur spekulime se ngordhja e zogjve mund të ketë ardhur nga rrjedhje nafte në det, por autopsia e kryer mbi një numër zogjsh nuk e mbështet këtë.

Related posts

“Paris Air Show”, prezantohen modelet e industrisë së aviacionit

dritatv

Shkencëtarët tronditen nga tharja misterioze e pemës së lashtë

dritatv

Aksidenti i pabesueshëm në Kinë: kur një qime ndaj jetën nga vdekja! (video)

dritatv

Leave a Comment