Ekskluzive – Bashkimi Europian e pranon zyrtarisht FETO-n si grup terrorist!

Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini prezantoi zyrtarisht nga Brukseli progres-raportin e KE-së për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Turqinë. 

Për herë të parë pas puçit të dështuar më 15 korrik të vitit 2016, Komisioni Europian zyrtarisht ka quajtur lëvizjen gyleniste si grup terrorist, të cilën ka futur edhe në raportin e KE-së, raporton AP, përcjell Gazeta e Re.

Ja progres-raporti i KE-së për Republikën e Turqisë:

-Turqia po largohet nga BE-ja,

-Puna e bërë për refugjatët është e jashtëzakonshme,

-Bashkimi Europian dënon ashpër përpjekjen e organizatës FETO për grusht të shtetit më 15 korrik 2016.

Ndryshe, nga 6 partnerët e Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecur mirë. KE rekomandon të vendosë të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Po punojmë për opinionin me kërkesën e Bosnje Hercegovinës dhe po ashtu me autoritetet kosovare”, theksoi Mogherini.

Duke theksuar se çdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vetë për reformat, Mogherini shprehu bindjen, se reformat në këto vende do të vijojnë në të gjitha fushat. /Kosova Post/

Shtojca

Lini nje Koment