SHQIPERIA

Dy vite në arrati për plagosje, arrestohet 23-vjeçari

Spread the love

Autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të shtetasit N.H., në një ngjarje që daton më 6 maj të vitit 2017, është arrestuar tashmë nga forcat e Policisë së Shkodrës.

23-vjeçari me banim në lagjen “Mark Lula” ishte shpallur në kërkim, ndërkohë që ndaj tij kishte një masë sigurie “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë të Shkodrës, i akuzuar për veprat penale të “vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe mbetur në tentativë, si dhe “prodhim e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Si rezultat i operacionit të koduar “Gruda”, policia ka arrestuar edhe dy vëllezërit N.K. dhe K.K., respektivisht 32 dhe 25 vjeç, për veprat penale të “përkrahjes së autorit të krimit”, “prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake” dhe “kanosjes”.

Vëllezërit e ndaluar kishin strehuar në banesën e tyre të kërkuarin V.K., por dyshohen gjithashtu edhe për të shtënat me armë zjarri një ditë më parë në drejtim të banesës së 50-vjeçarit L.A., banues në fshatin Grudë e Re.

Related posts

KPK shkarkon gjyqtarin Besim Trezhnjeva, nuk justifikoi pasurinë

dritatv

Basha: Detyra e PD të kthejë besimin tek shqiptarët, se Shqipëria mund të bëhet

dritatv

PD, Strazimiri: Vettingu i policisë është ndërprerë. U zbuluan shumë ish-sigurimsa në drejtim

dritatv

Leave a Comment