SHQIPERIA

Durrës/Armë e municione drejt Italisë, kapen 2 trafikantët në Port

Spread the love

Policia kufitare ka goditur një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve në Portin e Durrësit.

Sipas policisë, armët do të trafikoheshin drejt Italisë, ndërsa janë vënë në pranga dy trafikantët nga Fieri.

Gjithashtu, gjatë aksionit, janë sekuestruar një karikator automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.

Njoftimi i policisë:
Port – Durrës
Policia kufitare godet një rast të trafikimi të armëve dhe municioneve.
Sekustrohen fishekë luftarakë.
Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në zbatim të masave të shtuara për rritjen e sigurisë në pikat kufitare dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve drejt shtetit fqinj.
U arrestuan në flagrancë shtetasit:

• A.F., 30 vjeç, banues në Fier;
• R.H., 23 vjeç, banues në Fier;
Më datën 10.08.2019, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga Policia Kufitare Durrës, në mjetin autobuz tip Sptinter drejtuar nga shtetasi A.F., që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës – Bari, në bagazhet e shtetasit R. H., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm;
• një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshëm për veprën penale”Trafikimi i armëve dhe i municionit “në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Related posts

Rruga e aksidenteve në Kukës, s’ka sinjalistikë dhe masa sigurie

dritatv

Nga janari 60 zjarre. Zjarrfikësit në Lushnje, vetëm dy mjete për zjarret

dritatv

Veliaj në Kashar: Mandatin e dytë transformojmë zonat periferike

dritatv

Leave a Comment