• Home
  • SHQIPERIA
  • Dumreja braktis duhanin. Fermerët, miliona lekë pa marrë nga shitjet ndër vite
SHQIPERIA

Dumreja braktis duhanin. Fermerët, miliona lekë pa marrë nga shitjet ndër vite

Spread the love

 

 

Nga 400 mijë hektarë tokë bujqësore të mbjellë me duhan në Dumre, vit pas viti kjo sipërfaqe ka ardhur duke u reduktuar e duke arritur në rekordin e saj historik, një vit më parë, ku në Dumre u mboll vetëm 150 ha tokë bujqësore me duhan.

Shkak për këtë është bërë zhgënjimi i fermerëve nga politikat e qeverive, të cilat asnjëherë nuk i kanë mbështetur.

Fermerët e Dumresë po e braktisin tashmë kulturën e tyre tradicionale. Ata kanë rreth një miliard lekë të prapambetura, të pamarra nga duhani i shitur ndër vite. Ndërkohë, janë duke eksperimentuar kultura të tjera, me shpresën se mund të kenë sukses.

Fermerët e Dumresë nuk kërkojnë punësim, sepse atë e kanë të siguruar nga klima e favorshme dhe toka prodhuese. Por, bujqësia në këtë zonë nuk ka më asnjë shpresë, kur ndihet e grabitur nga kompani monopol, të cilat të mbështetura nga shteti kanë marrë prodhimin dhe nuk kanë paguar.

Top Channel

Related posts

Videopërgjimi “Xhafaj”: ç’thonë precedentët Nano dhe 21 Janari!

dritatv

Katër këshilltarë të LSI mbështetën Dakon/ Reagon Lefter Koka

dritatv

Raporti i FH për korrupsionin, reagon Presidenca: Keqpërdorim në funksion të axhendave politike të brendshme

dritatv

Leave a Comment