• Home
  • KOSOVA
  • Dodik: Serbia ta kërkojë veriun e Kosovës
KOSOVA

Dodik: Serbia ta kërkojë veriun e Kosovës

Spread the love

 

Kryetari i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, duke folur për çështjen e Kosovës, thotë se katër komunat në veri të Kosovës duhet të përfshihen në përbërjen territoriale të Serbisë, e më pastaj, sipas tij, të sigurohen standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së popullit serb në Kosovë dhe mbrojtja e pronave të Kishës Serbe dhe të kërkohet edhe për të një lloj eksterritorialiteti.

Dodik potencon se polarizimi në Serbi rreth Kosovës gjithnjë zhvillohet rreth asaj nëse duhet dhënë ose jo Kosovën.

“Serbët duhet të kenë një plan të tyre që do të përfshinte qëllimet afatshkurtra dhe afatgjata të popullit tonë. Për fillim kjo do të ishte riintegrimi i katër komunave në veri të Kosovës”, ka thënë Dodik, për gazetën serbe “Blic”.

Dodik thotë se kur u ka thënë ndërkombëtarëve në Bruksel se kanë mundur të tregojnë vullnet të mirë dhe të paktën katër komunat veriore të mbeten në Serbi, ai u tha se ka marrë përgjigje se askush prej tyre këtë nuk ka kërkuar diçka të tillë, përcjell Telegrafi.

“Pra, askush nuk e ka kërkuar këtë ndonjëherë. Problemi i politikës sonë është se ne gjithmonë presim dhe nuk kërkojmë. Kjo nuk funksionon”, tha Dodik.

Duke komentuar mbi atë se zgjidhja e çështjes së Kosovës sërish është në fokus, Dodik thotë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka arritur ta rikthejë Kosovën si temë sepse ajo ishte e humbur, e margjinalizuar dhe njerëzit nuk ishin të interesuar për të.

“Tani kemi ardhur në pozitën kur ndoshta diçka mund të bëjmë. Rrethanë e favorshme është edhe lëvizja e proceseve politike në BE dhe Amerikë. U zhdukën elitat që shënuan kohën e mëparshme dhe nëse diçka është e vërtetë, atëherë është e vërtetë se në SHBA më nuk është ekipi i njëjtë i Clintonit”, tha ai.

Dodik, megjithatë, thotë se “ne duhet t’i përgjigjemi vetes në pyetjen nëse, hipotetikisht, Serbia mund të përballojë t’i kthehet Kosova dhe në sistemin e saj politik të hyjnë kuotat e garantuara për komunitetin shqiptar”, duke shtuar se “për këtë pak kush mendon dhe se për këtë nuk ka shumë gatishmëri”.

Duke komentuar lidhur me atë se në qoftë se vjen deri te ajo që Kosova të sigurojnë një karrige OKB, të njëjtën do ta kërkojë edhe për Republikën Serbe, Dodik thotë se ai nuk e fsheh faktin se qëllimi i tij politik është që Republika Serbe të jetë një shtet i pavarur. /Telegrafi/

Related posts

Thaçi: Rritja e transparencës s’është rrugëtim një kahesh, MCC-ja po e ndihmon hapjen dhe shfrytëzimin e të dhënave

dritatv

Zbulohet mospërputhje e numrit të fletëvotimeve në një qendër votimi në Prishtinë

dritatv

Haradinaj e Thaçi zhvillojnë bisedë të frytshme me Macronin

dritatv

Leave a Comment