• Home
  • BALLKANI
  • Diplomati austriak që mbështet ndryshimin e kufijve, punëtor i firmës që financohet nga Serbia
BALLKANI

Diplomati austriak që mbështet ndryshimin e kufijve, punëtor i firmës që financohet nga Serbia

Spread the love

Wolfgang Petritsch, një diplomat austriak, tha se në parim nuk është kundër idesë për një marrëveshje të përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për ndryshimin e kufijve.

Megjithatë, përballë Jeta Xharrës, ky diplomat pranoi se punon në një firmë ligjore që financohet nga Qeveria e Serbisë.

“Unë mund të them që çkado që njerëzit mund të flasin, në momentin që do të kalojmë këtë periudhë, unë do të zbuloj se me kënd kam punuar më shumë dhe unë jam në anën e një zgjidhjeje të rregulluar për një çështje ende të parregulluar dhe kjo është çështja e tillë e fundit, çështja e fundit e madhe në Europë. Pra, jam duke menduar se si mund ta bëjmë këtë Bashkim Europian të plotë dhe të pavarur”, tha Petritsch.

Megjithatë ai shtoi se nuk fiton para për punën që bën atje.

“Unë jam emocionalisht i lidhur dhe i angazhuar ndaj këtyre vendeve ku kam punuar, pra Kosova dhe Bosnja. Unë nuk fitoj para kur flas me njerëz, kur mbaj ligjërata, kur jap intervista, dhe mund ta shihni që unë jap intervista në Sarajevë, në Banja Llukë, gjithkund. Unë jam angazhuar atje para kësaj dhe vazhdoj të jem i angazhuar në këtë kompani ligjore”, tha Petritsch.

Intervistën e plotë mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm:

Related posts

52 grekë “non grata”, Athina: Shqipëria të largohet nga veprimet që rëndojnë marrëdhëniet

dritatv

“Qiproja Jugore nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”

dritatv

Vuçiç: Nuk brengosem për deklaratat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

dritatv

Leave a Comment