• Home
  • BOTA
  • Canikli: Janë çliruar 615 kilometra katrorë, janë nutralizuar 2.295 terroristë
BOTA

Canikli: Janë çliruar 615 kilometra katrorë, janë nutralizuar 2.295 terroristë

Spread the love

 

 

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Nurettin Canikli, sot në Stamboll deklaroi se që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit”, të filluar më 20 janar me qëllim të neutralizimit të elementeve terroriste të PYD/PKK-së dhe DEASH-it në rajonin veriperëndimor sirian të Afrinit, është çliruar një territor prej 615 kilometra katrorë dhe janë neutralizuar gjithsej 2.295 terroristë.

Canikli duke theksuar se sot është dita e 42-të që nga fillimi i operacioneve në Afrin, tha se Forcat e Armatosura Turke (TSK) po përparojnë në drejtim të qendrës së qytetit.

“Në një sipërfaqe prej 615 kilometrash katrorë janë çliruar 95 vendbanime dhe 28 pika strategjike. Për fat të keq, gjatë operacionit, kemi 41 dëshmorë nga radhët e TSK-së dhe 116 nga radhët e ULS-së, gjithsej 157 dëshmorë. Që nga fillimi i operacionit, 2.295 terroristë u neutralizuan. Lufta vazhdon deri në nutralizimin e terroristit të fundit. Ky operacion do të vazhdojë deri në përmbushjen e plotë të detyrave”, ka thënë ministri Canikli në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave të gjeneratës së parë të oficerëve në Institutin për trajnimin e komandës luftarake në Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë.

Operacioni në Afrin filloi më 20 janar, në përputhje me të drejtat e Turqisë në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht rezolutat në lidhje me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

Turqia gjithashtu i referohet nenit 51 të marrëveshjes së OKB-së, përkatësisht “të drejtës për vetëmbrojtje”. Operacioni kryhet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Related posts

“Përkushtimi i Turqisë në D-8 është shembullor”

dritatv

SHBA, panair i aviacionit dhe detarisë

dritatv

Administrata Trump, e shqetësuar për ndërhyrjet ruse

dritatv

Leave a Comment