• Home
  • KOSOVA
  • Bytyqi mbledh urgjent Këshillin e Cilësisë
KOSOVA

Bytyqi mbledh urgjent Këshillin e Cilësisë

Spread the love

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi pritet të mbledhë në ora 15:00 në një takim urgjent Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për të shikuar mundësinë që sot ose nesër të mbahet mbledhja konstituive e Këshillit. 

Në mbledhjen konstituive pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari i KSHC-së që nënkupton edhe funksionalizimin e AKA-së pas gati 7 muajsh.

Bytyqi i ka thënë kohës ditore se këtë hap urgjent po e ndërmarrin pasi që të enjten Asambleja e Përgjithshme e ENQA-s do të marrë vendim për ta përjashtuar ose jo Agjencinë e Kosovës për Akreditim. Ndryshe, sot me shumicë votash deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar nëntë emrat për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC)./Kosova Post/

Related posts

Haradinaj takon Bushatin: Kosova dhe Shqipëria t’i heqin barrierat burokratike

dritatv

Shoqëria civile kërkon reformë zgjedhore

dritatv

Sejdiu: Shfuqizimi i Dhomave Speciale do ta kthente Kosovën në kohën e Rezolutës 1244

dritatv

Leave a Comment