AKTUALITET ZVICER

BISH dhe UBISHZ, urojnë besimtarët muslimanë për muajin e Ramazanit!

Spread the love

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare dhe Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër kanë uruar besimtarët muslimanë që jetojnë në Zvicër dhe mbarë botën me rastin e ardhjes së muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.

“Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare dhe Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër njoftojnë besimtarët muslimanë se dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit është ditën e hënë, më 06.05.2019, ndërsa namazi i parë i taravisë falet në mbrëmjen e së dielës, më 05.05.2019.

BISH dhe UBISHZ me këtë rast ju urojnë të gjithë besimtarëve muslimanë që jetojnë në Zvicër ardhjen e muajit të Ramazanit, duke e lutur All-llahun e Lartë që netët dhe ditët e tij të jenë plotë fetarësi, gjallëri, mirësi, harmoni, tolerancë dhe dashuri të ndërsjellë” thuhet në urimin e tyre.

Ata gjithashtu janë shprehur se Ramazani paraqet një mundësi të madhe jetësore për secilin besimtar, pasi që në këtë muaj ai e hap zemrën e tij për të depërtuar në të drita e besimit dhe e fesë; drita e dijes dhe e vetëkontrollit. Në Ramazan është forca jonë, është lidhja jonë më e madhe me Zotin dhe me botën, me njeriun, me familjen dhe me shoqërinë.

“Ne lutemi që ky muaj i bekuar të jetë një muaj i lehtë dhe i begatë për të gjithë ata që do ta kalojnë me ibadet, me vepra të mira dhe që do të gjejnë mundësinë për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë më të mirë. Le të sjell ky ramazan paqen dhe sigurinë midis nesh, midis xhemateve tona dhe te të gjithë njerëzit në botë. Magfireti, mëshira dhe falja e All-llahut Fuqiplotë qofshin mbi të gjithë ju”!

Related posts

Konferencë në Zagreb: Muslimanët dhe Islami janë pjesë themelore e Europës

dritatv

Më shumë se kurrë më parë: Zvicra kërkon 188 mijë punëtorë

dritatv

Libri i Syrja bej Vlorës publikohet për herë të parë

dritatv

Leave a Comment