KOSOVA

Bali Muharremaj mund Shpend Ahmetin, nuk pastron vetëm qytetin por edhe rrugët e fshatrave

Spread the love

Sasia e madhe e reshjeve të borës gjatë kësaj jave i ka ‘nxën’ në befasi një numër të madh të Komunave të Kosovës. Gadishmëria e komunave për të intervenuar menjëherë në pastrimin e rrugëve ka qenë shumë e mangët, në shumicën e tyre, por jo edhe në komunën e Suharekës e cila me të filluar reshjet e borës është aktivizuar e tëra në terren për të larguar borën që po bije pa ndërprerë këto ditë.

Se i pari i Suharekës, Bali Muharremaj po bënë punë të shkëlqyer këtë e kanë dëshmuar edhe banorët e fshatit Budakovë të Suharekës të cilët thonë se pas 20 vitësh për herë të parë tani, makinerit për pastrimin e borës kanë shkelur në fshatin e tyre.

Se Muharremaj po merr lavdata nga qytetarët e tij, kjo shihet edhe në komentet e shumta që atij i vijnë nga qytetarët në shenjë falenderimi.

Muharremaj, duke të jetë i vendosur që këto ditë votuesve të tij, por edhe gjithë qytetarëve tu qëndroj besnik e jo të merr kritika sikuse kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili po kritikohet se ka lënë Prishtinën të mbuluar nga bora për tu marrë me bisedimet në Bruksel.

Në Vazhdim po ua paraqesim disa foto të gjendjes së rrugëve në Komunën e Suharekës të drejtuar nga Bali Muharremi dhe atë të Prishtinës drejtuar nga Shpend Ahmeti, e ju qytetarë mbeteni të vlerësoni punën e tyre./Kosova Post/

Pastrimi i rrugëve në fashatin Bllacë të Suharekës
Qyteti i Suharekës gjatë pastrimit të borës
Qytetarët e Suharekës
Lagjja ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë
Banorët e rrugës ‘Karadaku’ në Prishtinë

Related posts

KMDLNJ i kërkon Thaçit që mos ta dekretojë gjykatësin Radomir Llaban pa u verifikuar e kaluara e tij

dritatv

Ish-presidentja Jahjaga takoi ministren e jashtme të Australisë

dritatv

Rrezikohen gjurmët e fundit të historisë dhe trashëgimisë së Prishtinës

dritatv

Leave a Comment