Uncategorized

Arifi: Këtë javë nuk do të ketë takime mes delegacionit të Kosovës dhe të Serbisë

Spread the love

Shef i delegacionit negociator të Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi, njofton se këtë javë nuk do të ketë takime mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel.

Arifi për Agjensinë Anadolli tha se takimi i sotëm, i cili parashihej të mbahej mes delegacionit kosovar dhe atij serb, është anuluar për shkak të vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç.

“Ne sot në ora 10:00 kemi patur takimin e parë me delegacionin serb, mirëpo për shkak të rastit që ka ndodhur në veri (vrasja e Ivanoviçit), delegacioni serb së pari ka anuluar këtë takim, e pastaj kanë vendosur që të kthehen në Beograd dhe këtë javë nuk do të ketë takime mes delegacionit të Kosovës dhe atij serb”, tha Arifi.

Sipas tij, “ky ka qenë një rifillim pas një kohe të gjatë të bisedimeve”. Arifi thekson se gjatë këtij takimi parashihej që të diskutohej për marrëveshje të ndryshme, si marrëveshja për energji, drejtësi dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

– Haradinaj: Shfrytëzimi i këtij akti tragjik për qëllime të politikës ditore është kundër logjikës dhe frymës së bashkëpunimit

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një deklaratë në rrjetet sociale ka dënuar vrasjen e Ivanoviçit, duke e vlerësuar këtë si “akt kriminal dhe i dënueshëm”.

Ndërkaq lidhur me anulimin e bisedimeve të parapara në Bruksel, Haradinaj tha se, “Shfrytëzimi i këtij akti tragjik për qëllime të politikës ditore, madje edhe për të bllokuar proceset që për qëllim kanë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, është kundër logjikës dhe frymës së bashkëpunimit”.

Ai bëri të ditur se Kosova mbetet e përkushtuar për krijimin e një mjedisi të sigurtë për të gjithë qytetarët e saj, si dhe është e përcaktuar fuqishëm në rrugën e saj euroatlantike.

“Institucionet tona do të bëjnë gjithçka që është në dorën e tyre që të zbardhet kjo vrasje dhe në asnjë situatë nuk do ta pranojnë logjikën e kalkulimit të akteve kriminale për qëllime politike nga kushdo qoftë”, ka theksuar Haradinaj.

Kujtojmë se sot në Bruksel ishte planifikuar që të vazhdojë procesi i bisedimeve mes ekipit nga Prishtina dhe atij nga Beogradi. Bisedimet e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit janë mbajtur në fillim të dhjetorit të vitit 2016./Rtv Drita/

 

Related posts

Qytetet zvicerane që tërheqin të rinjtë

dritatv

Xiaomi shet 150 mijë Redmi Y1 për 3 minuta

dritatv

Ahmetaj në Kavajë: Investimi për kanalizimet shmangu përmbytjen

dritatv

Leave a Comment