• Home
  • BALLKANI
  • Apeli i Zaevit: Maqedonasit të pranojnë emrin e ri
BALLKANI

Apeli i Zaevit: Maqedonasit të pranojnë emrin e ri

Spread the love

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev tha se qytetarët duhet të pranojnë emrin e ri të shtetit, ose do të përballen me destabilitet dhe izolim.

Në një intervistë për agjencinë “AFP”, Zaev kërkoi nga maqedonasit të votojnë pozitivisht në referendumin që do të vendosë për riemërimin e vendit, me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, si rezultat i marrëveshjes së arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë për t’i dhënë fund çështjes së emrit pas shumë dekadave.

Çështja e emrit mes Shkupit dhe Athinës daton që nga viti 1991, kur Maqedonia u nda nga Jugosllavia dhe deklaroi pavarësinë nën emrin Republika e Maqedonisë.

Greqia nuk është pajtuar me emrin Maqedoni, për shkak se – sipas tyre, – përfshin territorin e veriut të Greqisë me të njëjtin emër. Për shkak të kundërshtimeve greke, Maqedonia është pranuar në Kombet e Bashkuara me një emër të përkohshëm ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Greqia, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Europian kishte deklaruar se mund të ketë veto në rast të planit për anëtarësim të Maqedonisë në këto dy organizata./Top Channel/

Related posts

BeH për vendosjen e taksës: Është një precedent dhe nuk mund të tolerohet

dritatv

Kjo është vajza kosovare, këshilltare e presidentes kroate (Foto)

dritatv

Shtypi grek, emri i Maqedonisë, shtohet presioni për gjetjen e një zgjidhjeje

dritatv

Leave a Comment