• Home
  • LAJME
  • ZVICER
  • 59% të zviceranëve janë kundër organizimit të Olimpiadës “Sion 2026”
ZVICER

59% të zviceranëve janë kundër organizimit të Olimpiadës “Sion 2026”

Spread the love

Organizimi i Lojërave Olimpike Dimërore në Zvicër, gjegjësisht Olimpiada “Sion 2026”, nga fillimi ka pasur kundërshtarë të shumtë. Së fundi këtë e dëshmon edhe një sondazh i madh i publikuar sot në gazetat “SonntagsZeitung” dhe “Le Matone dimanche”. 17067 veta janë pyetur nëse janë pro ose kundër kësaj olimpiade.

59 për qind janë shprehur në mënyrë të vendsour kundër ose më shumë kundër se pro, projektit “Sion 2026”. Ndërkaq 36% janë pro ose më shumë pro se kundër këtij projekti të madh.

Në përgjithësi 60 për qind të të anketuarve kanë rezerva parimore kundër manifestimeve të mëdha të këtij lloji. 65% janë kundër që shteti zviceran ta mbështesë këtë organizim me një miliard franga.

Qytetarët me të drejtë vote të Kantonit të Valisit, ku pritet të mbahet olimpiada, më 10 qershor do të votojnë për lejimin e një kontributi prej maksimalisht 100 milionë frangash që kantoni i tyre do ta jepte për projektin./Albinfo.ch/

Related posts

Ky është kryetari i parë me ngjyrë i një komune zvicerane

dritatv

Forcohet Dollari, franga zvicerane me rënien më të madhe

dritatv

Zvicra në top shtetet për pasuri, shëndetësi, lumturi dhe avancim

dritatv

Leave a Comment