Zyra Federale e Shëndetit Publik rekomandon vaksinimin tre muaj pas shërimit nga Covid

Njerëzit që kanë Covid-19 duhet të vaksinohen tre muaj pas shërimit dhe jo gjashtë muaj, thotë Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH).

Ky rekomandim i ri është bërë për shkak të përhapjes së variantit më ngjitës Delta, shpjegoi të premten Virginie Masserey, kryesuese nga seksioni i sëmundjeve infektive të FOPH

“Imuniteti që merrni nga një infeksion [varianti Delta] tani ofron më pak mbrojtje sesa me variantet e tjera”, tha Masserey për radio publike zvicerane RTS.

Njohuritë aktuale shkencore në lidhje me mbrojtjen dhe imunitetin kundër varianteve tregojnë se njerëzit që janë shëruar nga Covid duhet të përfitojnë nga ky “imunitet i zgjatur nga tre muaj pas një infeksioni”, tha zyrtarja shëndetësore,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi