Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin për lojërat e fatit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ngritur qështjen e shfuqizimit të ligjit për Lojërat e Fatit, pasi që po në këtë komunë ka humbur jetën një 32 vjeçar në njërën prej kazinove të qytetit.

Lidhur me këtë, sot është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku është miratuar rezuluta e cila e obligon Qeverinë, që në një afat prej 30 ditësh ta sjell në Kuvend ligjin për pezullimin e Lojërave të Fatit në afat prej 10 vitësh.

Menjëherë pas mbarimit të seancës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në profilin e tij zyrtarë në facebook ka njoftuar se Zyra e Kryeministrit ka përgaditur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues për Lojërat e Fatit.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

Të nderuar qytetarë,

Për Mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit. RH”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Ndryshe, në Komunën e Suharekës, dje ka filluar peticioni me qytetarë për të mbledhur nënshkrime për shfuqizimin e këtij ligji. Sipas kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, deri më tani janë mbledhur 5000 nënshkrime ndërsa pas tre ditësh pritet të mbildhen 10.000 nënshkrime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi