Zv/kryeministri Gashi vizitë në Kroaci

Në kuadër të vizitës në Republikën e Kroacisë, zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka takuar ministren e Zhvillimit Rajonal dhe fondeve të BE-së, Gabrijela Zalac.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth përvojave të Kroacisë në proceset e integrimeve evropiane dhe përfitimit dhe menaxhimit të fondeve të BE-së siç janë IPA Binjakëzimi.

“Përvojat e shtetit kroat në këto procese kryesisht në prurjen e investimeve është një shembull dhe mundësi e mirë për Kosovën të ndjekë këtë rrugë”, ka thënë me këtë rast Gashi, njofton Zyra e Qeverisë së Kosovës.

Përderisa ministrja Zalac ofroi bashkëpunim dhe u shpreh e gatshme të ndajë përvojat e shtetit që përfaqëson.

“Ministria që unë drejtojë ka një fond 6.7 miliardë euro fonde nga BE. Përvoja jonë është e tillë që të ju ndihmojmë në këto procese dhe mos të përsërisni sfidat eventuale nëpër të cilat kemi kaluar ne”, ka thënë ministrja Zalac.

Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi ka ftuar ministren Zalac të vizitojë Kosovën përderisa ka marrë përgjigje pozitive për këtë vizitë për në prill të këtij viti. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi