Zvicra, e mbushur me turistë në sezonin e verës

Vera 2022 ka sjellë shumë turistë nga e gjithë bota. Shteti zviceran, i cilësuar si një ndër shtetet më piktoreske, ka shënuar rritje turistësh, pas dy vjet pandemie.

Një raport zviceran tregon se përveç fluturimeve që janë rekord në këtë shtet, tani edhe kërkesat për bileta treni ndërkombëtar janë rritur.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e SBB-së, Sabrina Schellenberg.

Ajo e cilëson vitin 2022 një vit rekord për trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve.

Turistët më të shumtë vijnë nga  Parisi, Milano, Venecia dhe Mynihu”, shpjegon Schellenberg.

Megjithatë, ka gjithashtu një rritje të kërkesës për vende më të largëta, si Vjena, Hamburgu dhe Berlini.

“Dhe destinacionet tona të reja në Itali – Bolonja dhe Parma – janë gjithashtu të rezervuara mirë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi