Zvicër : Në 24 orët e fundit janë rregjistruar 23 raste të reja me Covid-19

Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, brenda një dite janë raportuar 23 infeksione të reja me koronavirus .

Një ditë më parë ka pasur pasur 20 raste, ndërsa të mërkurën 19 dhe të martën vetëm 3.

Ndonëse bëhet fjalë për një rritje relative të numrit dy-tri ditëve të fundit, trendi megjithatë është stabil, me luhatje të vogla.

Deri më tani ka pasur gjithsej 30.936 raste të konfirmuara nga laboratori, siç është raportuar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) të premten pasdite.

Numri i të vdekurve nga sëmundja e mushkërive Covid-19 në të gjitha kantonet së bashku, ka mbetur i pandryshuar: 1921 sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA të premten pasdite.

Kjo pasi që gjatë 24 orëve të fundit nuk janë shënuar raste të reje vdekjeje.

Ndërkaq BAG ka raportuar 1660 raste të vdekjeve në lidhje me Covid-19 në 1660, të njëjtin numër si një ditë më parë.

Kjo korrespondon me 19 vdekje për 100,000 banorë.

Zyra Federale i referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjes të premten, si pjesë e detyrimit të raportimit.

Numri i testeve të kryera për Sars-CoV-2, që është agjenti shkaktar i Covid-19, deri më tani ka arritur në 415,195.

Në nëntë për qind të këtyre testeve, rezultati ka dalë pozitiv.

Në Zvicër numërohen 360 ​​infeksione në 100,000 banorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi