Zvicër: Mund të hapen restorantet si mensa për njerëzit që punojnë jashtë

Restorantet duhet të funksionojnë si mensa (kantina) gjatë kohës së mbylljes për shkak të koronës.

Ato duhet të lejohen të hapen në kohën e drekës për njerëzit që punojnë jashtë zyrave dhe ndërtesave, në përputhje me konceptet e mbrojtjes.

Kjo është kërkesa më e re që Komisioni Ekonomik i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës i ka bërë së fundi Këshillit Federal.

Një shembull i funksionimit të tillë të restoranteve në vendpushimet e autostradave si kantina për shoferët e kamionëve tashmë ekziston. Në Oberbipp të Bernës, një restorant i tillë, ka marrë leje të posaçme që të punojë gjatë drekës dhe darkës, në shërbim të shoferëve të linjave të gjata.

Ata kanë të drejtë të ushqehen në këto restorante, duke respektuar distancën – vetëm nga një person për tavolinë – dhe po ashtu të përdorin banjot e objektit.

Në mbledhjen e tij të fundit, komisioni në fjalë ka marrë vendime për këto dhe masa të tjera të shumta që do të ulnin efektet ekonomike të krizës së koronës, përcjell albinfo.ch.

Këshilli Federal tani duhet të zbatojë ato ose t`i shqyrtojë shpejt, siç kanë njoftuar të martën shërbimet parlamentare.

Qeveria kishte njoftuar se në javët e ardhshmes do të paraqitet me një mesazh urgjent në parlament në lidhje me ligjin Covid-19 dhe urdhëresat përkatëse.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi