Zvicër: 6634 raste të reja me Covid-19, shkalla e pozitivitetit, 26.5 për qind

Në 24 orët e fundit, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar gjithsej 6634 infeksione të reja me koronavirus, të regjistruara në Zvicër dhe Lihtenshtajn.

Një ditë më parë, të enjten janë raportuar 5256 vraste ndërsa të mërkurën, 5596.

Sipas BAG, ky numër ka dalë nga 25,061 teste të kryera. Shkalla e pozitivitetit është 26.5 për qind.

Dhjetë veta kanë vdekur nga Corona gjatë 24 orëve të fundi.

Në dy ditët para saj ishiu raportuar nga 11 të vdekur.

Ndërsa 117 persona janë shtruar në spital në periudhën nga e enjtja deri të premten në mesditë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi