Zvicër: 66 raste të reja me Covid-19

Më datë:

Pas një rënieje të madhe të shënuar të martën, me vetëm 28 infektime të reja, dje dhje sot ka pasur sërish një ngritje relative të rasteve të reja me covid-19.

Kështu, në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë infektuar 66 persona brenda një dite, që është pak më shumë se një ditë më parë, kur sipas BAG ishin raportuar 51 raste të reja.

Me gjithë shtimin e përmendur të rasteve, trendi vazhdon në mënyrë të qartë drejt uljes.

BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik) po ashtu njofton se deri të enjten në Zvicër ka pasur gjithsej 30,126 raste të konfirmuara nga laboratori, të infektimeve me koronavirus.

Numri i vdekjeve që lidhen me Covid-19 të enjten pasdite ka qenë 1807, sipas agjencisë së lajmeve SDA.

Por sipas BAG ky numër është 1518. Kjo zyrë shkruan se në Zvicër ka 351 infeksione në 100,000 banorë, që është një shifër e lartë në raport me vendet tjera evropiane.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 296.100 testime. Sipas BAG, dymbëdhjetë për qind e tyre kanë rezultuar pozitive.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...