Zv/ministri i AKR-së nuk u konsultua me partinë për dorëheqjen

Besnik Beka, zv/ministër nga rradhët e AKR-së në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, dha dje dorëheqje  nga ky post.

Në një prononcim për lajmi.net, gjatë ditës së djeshme Beka kishte dhënë edhe arsyetimet e veta për këtë vendim, e që sipas tij lidhen me dinamizmin e punëve në këtë ministri, si dhe takimet pa rezultat me kryeministrin Haradinaj.

Mirëpo i të njëjtit mendim nuk ishte ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Ai dje për lajmi.net tha se ky vendim mund të jetë i nxitur nga dikush me qëllim të prishjes së imazhit të ministrisë që ai drejton, apo edhe vetë AKR-së.

“Dinamizmin që e ka pasë MZHE-ja rrallë ndonjë ministri e ka, dhe duhet të shohim ku është problemi më thellësisht dhe ta nalizojmë pak më gjerësisht”, ishte shprehur dje ministri Lluka.

E Beka për një vendim të tillë nuk është konsultuar as me partinë e tij, AKR-në.

Sekretari i kësaj partie, Vesel Makolli, tha sot për lajmi.net se nuk e di pse ka ardhur deri tek një vendim i tillë, ngase Beka nuk është konsultuar me partinë e tij.

“…jo nuk është konsultuar, që e ka dikënd prapa ajo është tjetër, dikush që do të fus përçarje, ose dikush që do t’i minimizojë sukseset tona ose të ministrit, unë vetëm kur e kam parë në media të informimit”, u shpreh Makolli.

Ai tutje tha se arsyetimi për tërheqjen i Bekës është vetëm mendim personal dhe jo i partisë së tij.

“Është vetëm mendim i tij personal, prandaj s’kemi reaguar edhe aq shumë, ne jetojmë në demokraci  dhe s’besoj që dikush pa dëshirë është tërhjek”, shtoi tutje Makolli.

Madje sekretari i AKR-së tha se secili person duhet të shohë edhe aftësitë e veta profesionale dhe intelektuale kur merr përsipër punët.

“Por duhet me pa çdo njeri edhe aftësitë e veta profesionale dhe intelektuale”, përfundoi Makolli.

Kujtojmë se Beka në zgjedhjet e fundit lokale kishte qenë bartës i listës së asambleistëve të AKR-së në Mitrovicë dhe Shef i Shtabit Zgjedhor të Agim Bahtirit, në garën për kryetar të Mitrovicës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi