29.5 C
Tirana

Zjarr masiv në Kretë: Evakuohen mbi 1,500 persona

Më datë:

Një zjarr masiv ka përfshirë juglindjen e ishullit të Kretës, në Greqi, duke detyruar autoritetet të evakuojnë më shumë se 1,500 persona nga zonat turistike përreth qytetit Ierapetra. Flakët, të përhapura me shpejtësi për shkak të erërave të forta, kanë përfshirë zona të dendura me pyje, ullishte dhe struktura banimi.

Zonat më të prekura janë rreth Ferma, Agia Fotia, Achlia, Koutsounari, Galini.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar më shumë se 230 efektivë të shërbimeve zjarrfikëse, të mbështetur nga helikopterë, avionë dhe dronë zbulimi. Autoritetet konfirmojnë se disa persona janë trajtuar në spital për probleme me frymëmarrjen, por deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Sipas mediave greke si pasojë e flakëve janë dëmtuar rëndë sipërfaqe pyjore, shtëpi, bujtina dhe struktura hotelerie. Në disa zona ka mungesë të energjisë elektrike dhe ndërprerje të sinjalit të komunikimit. Për të evakuuarit është vendosur një qendër strehimi emergjent në një palestër në qytetin e Ierapetrës.

Ministria e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar se rreziku për zjarr mbetet shumë i lartë në të gjithë rajonin e Kretës, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe turistëve të ndjekin me kujdes udhëzimet zyrtare.

Udhëtarët që ndodhen apo planifikojnë të vizitojnë Kretën këshillohen të kontrollojnë përditësimet nga autoritetet lokale dhe të regjistrohen për njoftimet emergjente përmes sistemit të alarmit të qeverisë greke.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Misionet e kërkim-shpëtimit, ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey asiston FA

Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare...

55 vjeçe në ‘top formë’! Sekretet e vogla të Melania Trump

Melania Trump, 55 vjeçe, vazhdon të tërheqë vëmendjen me...

Beci: Pastrohet në kohë rekord qendra e Thethit

Teksa aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në...

Autor i 13 grabitjeve, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, vidhte motomjete elektrike dhe…

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën...