Mediat kanë shfaqur këtë periudhë disa variante, hipoteza se ku mund të transferohet Zidane, në këtë diskutim është përfshirë edhe ish shoku i tij Lionel Charbonnier:

Zidane nuk do të shkojë në Angli, por në Itali, aty ku ka një lidhje të fortë me Juventus.
Do të shkojë te Juve ose do të ulet në stolin e një përfaqësuesje.
Brazilianët do të ishin shumë të lumtur nëse Zidane do të ishte trajneri i tyre, të dy palët dëshirojnë të lënë gjurmë në futboll.
Në fakt, brazilianët mendojnë se Zidane është më shumë brazilian se sa francez.
Në Angli nuk do të shkojë, nuk e shoh aty, pasi ai as nuk flet anglisht, u shpreh miku i Zidane.