Zhvillohet takimi i parë online i ministrave të jashtëm të NATO-s

Për herë të parë në historinë 70-vjeçare, ministrat e jashtëm të NATO-s zhvilluan një takim përmes videokonferencës.

Sekretari i Përgjithshëm i Alaeancës, Jens Stoltenberg, bëri një deklaratë të shkurtër në fillim të takimit, në të cilën 30 ministrat e jashtëm u takuan në një mjedis virutal.

Stoltenberg theksoi pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ka çuar në disa ndryshime në mënyrën e funksionimit të NATO-s.

“Familja jonë transatlantike kurrë nuk ka hasur në një armik të tillë më parë, por besoj se mund ta kapërcejmë atë me unitet dhe solidaritet”, u shpreh shefi i NATO-s.

Ministrat e jashtëm, të cilët u takuan për të diskutuar koronavirusin si pika kryesore e agjendës, gjithashtu do të diskutojnë çështje të tjera, si terrorizmi ndërkombëtar, Afganistani, misioni trajnues në Irak, Gjeorgjia dhe Ukraina.

Pas takimit, ku Turqia përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, Stoltenberg do të mbajë një konferencë për shtyp.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi