16.5 C
Tirana

Zhupa: RTSH pasuri kombëtare në varësi të parlamentit, nevojiten reforma por jo mbyllje

Më datë:

 Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njëherësh kryetare e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën reagoi sot në lidhje me kritikat e Kryeministrit Edi Rama për mënyrën e menaxhimit të Radio Televizionit Shqiptar (RTSh).

Zhupa theksoi se “borxhet dhe situata problematike lindi pikërisht nga kapja politike e RTSH, nga shkelja flagrante e ligjit për Këshillin Drejtues dhe nga emërimet politike të drejtorëve, pa asnjë standard profesional dhe ligjor”.

“Dështimin e tyre politik mos ia faturojnë televizionit publik dhe qindra punonjësve që kanë lidhur jetën dhe dinjitetin profesional me këtë institucion” theksoi Zhupa.

Për deputeten e PD-së “diskutimi anti-RTSH është thellësisht hipokrit dhe antieuropian”.

“Për mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian kërkohet financim i qëndrueshëm i medias publike. Çdo vend anëtar i BE-së ka një media publike funksionale, me disa kanale, me rol kulturor, informues dhe edukues”, tha Zhupa.

Zhupa shtoi më tej se “RTSH është aset kombëtar, i rregulluar me ligj, pjesë e monitorimit të detyrimeve të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

Sipas Zhupës RTSH ka nevojë për më pak politikë, më shumë ligj dhe më shumë përgjegjësi.

“RTSH nuk është organ qeveritar që të merret kryeministri, po pasuri kombëtare në varësi të parlamentit. Një institucion që sigurisht duhet të bëjë reforma, duhet të rrisë llogaridhënien, duhet të rrisë të ardhurat autonome, duhet të rrisë audiencën por kurrsesi nuk duhet të mbyllet!”, tha Zhupa.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, lihet në burg shoferi

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë...

“Berisha zbulon mesazhet e dosjes Balluku: Palloshi i gjatë dhe kontrolli i të dhënave private nga Ergys Agasi”

https://www.youtube.com/live/DasbiBQXR3c?si=9d57tJiMX2TZfjj6 Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...

Ëndrra amerikane në pritje! Mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit

Në maj të vitit paraprak, ajo ishte përzgjedhur fituese...

“Grupi i mashtrimit me call center në pranga, autoritetet zbulojnë skemën e punës”

Në kuadër të një hetimi të përbashkët me autoritetet...