“Zgjidhja më e drejtë, formimi i shtetit të Palestinës”

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas dhe mbreti jordanez Abdullah i II-të edhe një herë shprehën përkushtim për Nismën Paqësore Arabe me të cilën parashihet zgjidhja me dy shtete.

Abbas dhe mbreti Abdullah i II-të zhvilluan bisedë telefonike për ndodhitë e fundit në rajon.

Të dy krerët theksuan se zgjidhja më e drejtë për çështjen palestinezo-izraelite është formimi i shtetit të pavarur të Palestinës me Kudsin Lindor si kryeqytet në kufijtë e vitit 1967.

Presidenti palestinez i shprehu falënderim mbretit jordanez për shkak të, siç tha, mbështetjes “të pakompromistë” që ia jep Palestinës dhe luftës së saj për liri.

Plani paqësor arab, i miratuar në samitin arab në Bejrut të vitit 2002, ofron normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin me të gjitha shtetet arabe, në këmbim për tërheqjen nga të gjitha territoret arabe në luftën në fjalë, përfshirë edhe Kudsin Lindor.

Liderët arabë në vitin 2017 sërish konfirmuan planin paqësor të vitit 2002 që i ofron Izraelit normalizimin e marrëdhënieve me vendet arabe dhe muslimane nëse tërhiqet nga territori që ka okupuar në luftën e vitit 1967 dhe mundëson shtetin e ardhshëm palestinez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi