Zgjerimi me 12 milje në Jon, Dendias: Greqia në çdo diskutim me një vend jashtë BE, detyrohet nga e drejta europiane

Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias teksa diskutohet për zgjerimin me 12 milje në detin Jon ka deklaruar se vendi i tij në këtë drejtim detyrohet nga e drejta europiane.

Dendias thotë se Greqia në çdo diskutim me një vend të tretë, jashtë BE, si Shqipëria apo Turqia është e detyruar të diskutojë e negociojë mbi bazën e ‘’acquis’’ europiane.

Ekzaktësisht Dendias iu referua “Konventës për të drejtën e Detit” që çdo vend ka të drejtë të zgjerohet deri në 12 milje në ujërat territoriale, teksa për këtë Shqipëria e Greqia do e çojnë çështjen në Gjykatë Ndërkombëtare.

“Ka kuptim që debati të futet në çështjen më të gjerë të eksplorimit. Këtë e them që dhoma ta dëgjojë, por ua them kryesisht bashkëbiseduesve tanë të huaj. Unë e thashë atë në Romë dhe Lisbonë me rastin e marrjes së Presidencës Evropiane. Konventa Ndërkombëtare për të Drejtën e Detit është pjesë e ligjit tonë kombëtar por është gjithashtu një acquis evropiane. Greqia në çdo diskutim me një vend të tretë, jashtë BE-së, është e detyruar nga acquis evropiane pasi BE-ja në tërësi është e lidhur. Kjo është e vetëkuptueshme. Kjo mund të mos kuptohet plotësisht nga disa jashtë dhomës. Ky term lidh BE dhe shtetet e saj kur negociojnë me vendet e treta.

Për shembull, Konventa për të Drejtat e Njeriut është një acquis evropiane. A mund ta imagjinoni një vend të BE-së, të themi Franca, duke negociuar me një vend të tretë jo të BE dhe të ndryshojë këtë Konventë ose të thotë që ajo nuk është e vlefshme? Greqia është e lidhur me ‘acquis’ evropiane. Kjo në mënyrë që të mos ketë pyetje në lidhje me kontekstin në të cilin ne negociojmë “.- tha Dendias.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi