15.5 C
Tirana

Zgjedhjet në Gjermani/ Ekstremi i djathtë fitore historike, shuplakë qeverisë!

Më datë:

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) shënoi në zgjedhjet rajonale të së dielës rezultate te përshkruara si historike nga mediat e huaja.

Ajo pati një fitore dërrmuese në Turinigi, dhe u rendit e dyta me një diferencë shumë të ngushtë në Saksoni. Kreu i AfD-së për Turinginë e përshkroi këtë triumf si një mesazh të qartë të fituesve gjermanë.

“Besoj se këto zgjedhje ishin një sinjal se Turingia duhet ta ndalë hovin. Nuk është çështja tek mikpritja për emigrantët që jetojnë këtu prej vitesh dhe ndajnë vlera e zakone të njëjta me ne. Problemi është tek fakti që vitet e fundit, miliona vetë u janë lejuar të hyjnë në këtë vend nga shtete që nuk kanë të njëjtin bosht vlerash dhe që po shkaktojnë probleme reale këtu. Dhe ky është një ngërç që duhet zgjidhur”, Bjoern Hoecke , head of the AfD in Thuringia.

Fitorja e AfD-së në Turingi është fitorja e parë në zgjedhje në Gjermani e një partie të ekstremit të djathtë që nga mposhtja e Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas rezultateve preliminare, në Turingia, AfD-ja ka fituar 32.8 për qind të votave, duke lënë pas CDU-në me 23.6 për qind. Edhe në Saksoni, ku Demokristianët (CDU), që aktualisht janë në pushtet, sipas rezultateve pararake kanë një epërsi fare të vogël ndaj AfD-së. Tre partitë e koalicionit qeverisës të kancelarit Olaf Scholz janë përballur sakaq me humbje të mëdha.

Sondazhet tregojnë se katër nga pesë gjermanë janë të pakënaqur me punën e qeverisë dhe kjo prej muajsh. Në trendin e Gjermanisë që publikon televizioni ARD kancelari Scholz dhe ministrat e tij marrin nota të dobëta. AfD e shikon veten të konfirmuar. Zgjedhjet në dy lande i dhanë kësaj partie një rezultat “historik”, tha bashkëkryetarja e partisë, Alice Weidel natën e së dielës dhe kërkoi që qeveria të japë dorëheqjen.

“Ky është ndëshkim për koalicionin dhe rekuim për qeverinë”, tha ajo dhe ekzekutivi duhet të pyesë veten nëse mund të qeverisë në këto kushte.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump ndalon sulmin izraelit ndaj Iranit, në pritje të një marrëveshjeje bërthamore

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar të mbështesë një...

Dollari në tronditje: Politikat tregtare të Trumpit sfidojnë tregjet globale

Vendimet e fundit tarifore të presidentit amerikan kanë shkaktuar...

Greqia shpall zyrtarisht kufijtë e rinj detarë, miraton planin për Zonat Ekskluzive Ekonomike

Athina ka zyrtarizuar Planin Hapësinor Detar, duke bërë publike...

GJKKO zgjat me tre muaj hetimet për ish-deputetin socalist Jurgis Çyrbja

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, për zgjatjen me...