Zgjedhjet lokale në Rusi, kryeson partia “Rusia e Bashkuar”

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev ka njoftuar se në zgjedhjet rajonale dhe lokale në Rusi udhëheq partia “Rusia e Bashkuar”.

Medvedev deklaroi se rezultati i arritur në zgjedhje është i denjë për partinë “Rusia e Bashkuar” në pushtet.

“Sipas rezultateve paraprake në të gjitha vendet në federatë ku janë mbajtur zgjedhjet, partia jonë vazhdon të kryesojë”, tha ai.

Në fundjavë në Rusi u hapën vendvotimet për kryetarë komunash, guvernatorë dhe kuvend komunal./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi