Zgjedhjet/Balla sfidon opozitën: Fushata do të nisë me 1 qershor

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit  tha se vetingu në polici nuk do të ndalojë, ndërsa shtoi se ky është një proces urgjent duke paralajmëruar se kush tenton ta pengojë është i prirur të dështojë.

“Vetingu në polici është i domosdoshëm dhe urgjent. Çdo përpjekje për ta penguar  do të dështojë.  Të bashkohemi këtë proces dhe ta mbështesim. Vetingu të behët dhe të bëhet me shpejtësi dhe ne jemi besimplotë të ministri Lleshaj dhe të gjithë strukturat  e policisë që ky proces do të ecë përpara”-tha ai.

Gjithashtu Balla sulmoi opozitën, ku  theksoi se protesta e tyre e dhunshme të shtunën e kaluar ishte porosi e kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali  Berisha.

“Nuk ka asnjë dyshim e të shtunës së kaluar urdhërohet politikisht, kriminalisht nga Sali Berisha dhe nga Lulzim Basha dhe të gjithë e dimë se përdorimi i bombave molotov kundër institucioneve është akt terrorist.Apeli im për institucionet e drejtësisë, është që këto orvatje për të dëmtuar imazhin me bomba dhe me flakadanë duhen marrë në konsideratë si një përpjekje e dështuar”-shtoi ai.

Në kohën kur opozita shprehet e bindur se nuk do të këtë zgjedhje me 30 qershor, Taulant Balla theksoi se zgjedhjet do të mbahen duke shtuar se kush guxon të prekë një zgjedhës apo një kandidat në garë do të marrë ndëshkim me burg. Ai shoti se fushata do të nisë me 1 qershor, teksa iu uroi  punë të mbarë kandidatëve të PS-së në 61 bashkitë e vendit.

“Kush guxon  të prekë një qendër votimi sipas nenit 329 për kanosjen e zgjedhësve apo kandidatëve dënohet me burg.  Këto janë vepra penale të parashikuar në Kodin Penal, janë punë të mira që kemi bërë me PD-në.  Zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor dhe kandidatëve iu uroj  fushatë të mbarë, e cila nis me 1 qershor në një ditë të mirë, Dita e Fëmijëve”-përfundoi Balla në Kuvend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi