Zgjedhje parlamentare në Katalonjë

Në rajonin autonom të Katalonjës në Spanjë mbahen zgjedhjet parlamentare ku qytetarët e këtij rajoni do të zgjedhin anëtarët e rinj të parlamentit pas shpërbërjes së tij nga qeveria qendrore pasi shpalli pavarësinë e njëanshme.

Procesi i votimit në Katalonjë ka nisur në ora 09.00 sipas kohës lokale. Për këto zgjedhje janë angazhuar më shumë se 17 mijë forca policore të cilët kanë marrë masat e sigurisë në të gjitha qendrat e votimit.

Shtatë parti ose koalicione marrin pjesë në zgjedhje si rezultat të një vendimi që mori qeveria qendrore pas referendumit jo të ligjshëm më 1 tetor dhe pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë më 27 tetor.

Separatistët

Në zgjedhje garojnë në njërën anë separatistët dhe në anën tjetër konstitucionalistët të cilët janë pro unitetit.

Separatistët përbëhen nga e majta republikane e Katalonjës (ERC), koalcioni “Së bashku për Katalonjën” i përbërë nga Partia Demokratike Evropiane e Katalonjës (PDeCAT) me partinë Konsensusi Demokratik i Katalonjës (CDC) dhe Partia Kandidate e Partisë Popullore (CUP).

Lideri i PDeCAT ndaj të cilit ka një vendim arresti dhe ish lideri i administratës autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont, e ka zhvilluar fushatën e tij zgjedhore nga Belgjika, ndërsa zëvendësi i Puigdemont dhe lideri i ERC, Oriol Junqueras nga burgu në Madrid.

Konstitucionalistët

Ndërsa në anën e Konstitucionalistëve pro unitetit janë Qytetarët (C’s), Partia Socialiste e Katalonjës (PSC) dhe Partia Popullore e Katalonjës (PPC). Në mesin e këtyre si kryesuese llogaritet liderja 36 vjeçare e partisë Qytetarët (C’s), Ines Arrimadas.

Nevojitet koalicion

Sondazhet e fundit të publikuara më 19 dhjetor tregojnë se separatistët me palën pro unitetit janë pranë njëra tejtrës dhe partitë e orientuara nga pavarësia mund të arrijnë një shumicë në parlament me shumë pak ndryshim.

Për të formuar qeverinë duhet të sigurohen 68 vende në parlamentin me 135 vende. Pasi që asnjë parti nuk pritet të hyjë në pushtet vetëm, do të jetë e detyrueshme që të krijohet një qeveri koalicioni. Nëse qeveria nuk do të mund të krijohet, brenda një viti do të shkohet sërish në zgjedhje të parakohshme.

Nëse zgjedhjet nuk e zgjidhin krizën e cila nisi me referendumin për pavarësi dhe e cila vazhdoi me arrestimin e disa politikanëve, vlerësohet se kjo do të ndikojë negativisht ndaj ekonomisë dhe politikës në të gjithë Spanjën./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi