Zemaj: Njerëzit e “fortë” të pushtetit po qëndrojnë mbi ligjin

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin për shpërfillje të drejtësisë në vend, ndërsa tha ai se njerëzit e pushtetit po ndikojnë në drejtësi, po tejkalojnë ligjet dhe po e shfrytëzojnë situatën në vend.

Zemaj me tej ka njoftuar se është rritur numri i veprave penale. Sipas tij, problemi më i madh i vendit qëndron tek Këshilli Prokurorial.

Ai, poashtu ka kërkuar masa konkrete në lidhje me përmbushjen e planit të implementimit të MSA-së.

“Ne kemi nevojë për masa kornete që lidhen me zbatimin e MSA-së. Pasiguria që ekziston në vend është për shkak se njerëzit e fortë qëndrojnë mbi ligjin dhe janë duke e shfrytëzuar këtë situatë. Ligji për sinjalizuesit, sa ka arrit që më të gjitha institucionet e tjera ta vë në dinamikë tjetër ligjin për sinjalizuesin e cila ndikon në ndjekjen e krimit të organizuar në vend. Është rritë numri i veprave penale, dallon në raport me atë se çka presin qytetarët. Ne kemi problem të madh me këshillin prokuroral. Nuk dua ta shoh as vendin tem në aspektin negativ dhe të përballjes me kritika”, ka thënë ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi