7.5 C
Tirana

Zelensky hedh poshtë propozimin e Trump: Unë nuk e shes shtetin tonë

Më datë:

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenksy ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se SHBA-ja i ka dhënë 500 miliardë dollarë shtetit ukrainas.

Gjithashtu Zelensky ka hedhur poshtë krijimin e një marrëveshje të mundshme mes dy vendeve për eksplorimin e mineraleve pasi e quajti një bisedë jo serioze, por thotë se është i gatshëm të punojë mbi dokumenta serioze dhe që përmbajnë siguri.

Dakord, le të bëjmë një marrëveshje. Le ta ndajmë në varësi të investimit, por ne kemi nevojë për garanci sigurie”, thotë ai.

Presidenti ukrainas tha se bërja publike e propozimit të SHBA-së nuk do të ndihmoj në marrëdheniet mes tyre.

 “Ky dokument nuk është gati. Është jashtë kompetencave të mia, jashtë kushtetutës dhe ligjeve të Ukrainës, por është sipas ligjit të Nju Jorkut. Por, më e rëndësishmja, nuk ka asnjë fjalë për garancitë e sigurisë.

Shikoni, ne të gjithë duam një fitore, dhe ne duam që Trump të fitojë, dhe ne duam që Ukraina të fitojë, të gjithë ne të kemi sukses.

Por këtu nuk ka asgjë të qartë. Le të hedhim përqindjet. Pra ky ishte sugjerimi im. Por unë po mbroj Ukrainën. Nuk mund ta shes. Unë nuk mund ta shes shtetin tonë”, ka deklaruar Zelenksy.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...