Zelandë e Re, fillon procesi gjyqësor kundër terroristit Tarrant

Në Gjykatën e Lartë në Christchurch të Zelandës së Re u mbajt seanca e parë gjyqësore në procesin kundër terroristit Brenton Tarrant, i cili më 25 mars të këtij viti në sulmin mbi dy xhamitë vrau 50 besimtarë muslimanë të cilët kishin shkuar të falnin namazin e Xhumasë.

Radio “Zelanda e Re” tha se terroristi 28 vjeçar Tarrant, i cili po mbahet në burgun më të rreptë në Auckland, seancën e parë gjyqësore e ndoqi përmes video-linkut.

Për procesin gjyqësor kundër Tarrantit në Zelandë të Re interesim të madh kanë shfaqur muslimanët e atij vendi, por edhe mediat nga shumë vende.

Gjatë shfaqjes në video-link, terroristi Tarrant mund të shihej me veshje burgu ngjyrë gri dhe me duar të lidhura. Të gjithë njerëzit në sallën e gjyqit mund ta shihnin atë, ndërsa Tarrant në ekran mund të shihte vetëm gjykatësin dhe avokatët.

Gjykatësi Cameron Mander urdhëroi që Tarrant t’i nënshtrohet dy vlerësimeve të shëndetit mendor, në mënyrë që të shihet nëse është i aftë për t’u gjykuar.

Mander sqaroi se kjo është një procedurë e zakontë dhe se nuk ka ndonjë arsye tjetër për këtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi