20.5 C
Tirana

Zëdhënësi i Presidencës Turke dënon të shtënat në Gjermani

Më datë:

Zëdhënësi i Presidencës Turke, Ibrahim Kalın tha se Turqia pret që autoritetet gjermane të angazhohen fuqishëm për të zgjidhur rastin e të shtënave të mbrëmshme në qytetin Hanau ku me sa duket në shënjestër ishin migrantët, (AA).

“Turqia pret që autoritetet gjermane të bëjnë përpjekjet maksimale për të zbardhur çështjen”, shkroi Kalın në Twitter, duke e quajtur racizmin një “kancer kolektiv”.

Kalın gjithashtu shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit nga të shtënat, ku u vranë të paktën 9 persona në dy kafene në qytetin Hanau në afërsi të Frankfurtit.

Dyshohet se në mesin e viktimave janë edhe disa qytetarë turq, ndonëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Autori i krimit, një gjerman i ekstremit të djathtë i identifikuar nga forcat e sigurisë si 43-vjeçari Tobias R., si dhe një person tjetër u gjetën të vdekur në një apartament në Hanau, pas një sulmi të ekipit gjerman të forcave speciale, njoftoi e përditshmja gjermane “Bild”.

Hanau ndodhet rreth 20 kilometra në lindje të Frankfurtit dhe ka një popullatë prej rreth 100 mijë banorëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Synojmë që “Shqipëria 2030” të jetë kampione e rajonit në çdo aspekt

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e masave...

Siguria në shkolla/ Hoxha: Ndër prioritetet kryesore

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, theksoi sot rëndësinë që...

Malaj me ambasadoren e Zvicrës: Intensifikim i bashkëpunimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj priti sot në një...

Tajfuni “Yagi” në Vietnam/ Arrin në 233 numri i të vdekurve

“Numri i të vdekurve si pasojë e një tajfuni...