29.5 C
Tirana

Zbulohet bazë armatimesh në Shkodër, arrestohet pronari i banesës

Më datë:

Në fshatin Rrencë të Shkodrës është zbuluar një bazë ku fshiheshin armatimet e grupeve kriminale.

Për këtë ngjarje, është arrestuar pronari i banesës ku u gjetën armatimet, 61-vjeçari Ç. Jaku, i cili ka precedent të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë, në këtë banesë u gjetën 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator. Këto do i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Baruti”.

Zbulohet në fshatin Rrencë, një bazë ku mbaheshin për llogari të grupeve kriminale, 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

Kapet dhe vihet në pranga pronari i banesës së kthyer në bazë të grupeve kriminale (shtetas me precedent kriminal).

Në vijim të operacioneve kundër armëmbajtjes pa leje dhe si rezultat i punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër finalizoi operacionin policor “Baruti”.

Në kuadër të këtij operacioni u zbulua një baze kriminale në fshatin Rrencë.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë pronari i banesës së vënë në funksion të veprimtarive kriminale, shtetasi Ç. J., 61 vjeç, me precedent për armëmbajtje pa leje.

Nga kontrolli, në ambientet e banesës u gjetën: 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po hetohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lirohen hapësira publike tek stadiumi “Arena Kombëtare”, procedohen 7 administratorë të lokaleve

Policia e Tiranës procedoi penalisht 7 administratorë të lokaleve ...

Operacion kundër spiunazhit në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nën udhëheqjen e...

Trump sfidon Rezervën Federale, tregjet në tension

Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur ndjeshëm sulmet ndaj Rezervës...

Drejtoria e Tatimeve: Në 3 ditë u bllokuan 20 ton mallra!

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me Ministrinë...