Zbardhet vrasja e 14-vjeçares në Shkup/ Babai porositi rrëmbimin e saj

Vrasja e Vanja Gjorçevskës është një vrasje që ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, njoftoi se 5 persona janë përfshirë në këtë vrasje dhe 3 prej të cilëve janë arrestuar.

Ministri sqaroi se gjatë rrëmbimit të vajzës së mitur është përdorur makina e të moshuarit të vrarë në Veles, derisa viktimat nuk janë njohur me njëri-tjetrin.

Ai theksoi se rrëmbimi i vajzës është bërë me informacion paraprak nga babai i saj, pasi ky i fundit ka pasur si qëllim që t’i zhvasë para nënës së saj.

“Edhe pse Maqedonia priti që t’i gjejmë të gjallë, ne dy viktimat i gjetëm të vdekura. Në emër të gjithë MPB-së i shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë Maqedonisë.

Pesë persona janë të përfshirë në këtë vrasje. Tre personave u është caktuar paraburgim, njëri është në arrati kurse babai i të miturës është ndaluar nga policia, si pjesëmarrës në këto ngjarje duke dhënë informacione për vendin e ndodhjes së vajzës.

Tek vrasja e së miturës bëhet fjalë për kushtëzim që të merren para nga nëna e vajzës, dhe kjo është bërë në dijeni të një familjari. 

Ngjarja e dytë, vrasja e 74-vjeçarit nuk lidhet me vrasjen e së miturës, por vetura e viktimës së parë është shfrytëzuar gjatë kidnapimit të së miturës Vanja Gjorçevska.

Kemi informacione se personi i dytë i vrarë, 74 vjeçari është vrarë vetëm pse ka pasur konflikt më herët me një nga të dyshuarit për krimin e kryer.

 Një prej personave, në marrëveshje dhe në dijeni, sipas konstatimeve fillestare, të një familjari ka organizuar ekzekutimin e krimit, me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e të miturës, nga të cilat të gjithë personat e përfshirë do të përfitonin financiarisht”, tha Spasovski.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi