Zbardhet plani me 15 pika i integrimit. Çfarë është “Track Records”

Zbardhet ashtuquajturin “plan të integrimit” që ka të bëjë me 15 rekomandime ose përparësi për t’u përmbushur deri në Konferencën e Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave me BE.

Rekomandimet nisin me miratimin e reformës zgjedhore, vijojnë me plotësimin e dy gjykatave më të larta në vend, ngritjen e strukturave të SPAK, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, uljen e azilkërkuesve, vijimin e reformës në drejtësi, reformën në administratën publike etj.

Një nga rekomandimet është dhe “Track Records” ose ndryshe iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.

Po kështu një tjetër përparësi është dhe zbatimi i reformës zgjedhore që kërkon një proces të rregullt pra, zhvillimin e zgjedhjeve.

Rekomandim në planin e integrimit është dhe vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale nga Gjykata Kushtetuese si dhe miratimi i akteve për pakicat kombëtare dhe procesi i pronave.  Të gjitha rekomandimet kanë edhe të përcaktuara masat dhe hapat që duhet të ndiqen.

15 REKOMANDIMET

Miratimi i reformës zgjedhore

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese

Funksionimi i Gjykatës së Lartë

Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK

Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar

Ulje e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Hollandën, Francën, BM, Gjermaninë, Italinë, Irlandën. Vazhdimi i Zbatimit të Planit Ndërinstitutcional të Veprimit për parandalimin e azilkërkimit të qytetarëve shqiptarë në vendet e Schengen-it

Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies

Vazhdimi i Reformës në Drejtësi

Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve

Progres në reformën e administratës publike

Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive,

administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt.

Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM.

Miratimi i  Ligjit (të amenduar) të Censusit

Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi