1.5 C
Tirana

Zarif: Amerika përgjegjëse kryesore për situatën e rrezikshme në rajon

Më datë:

Ministri jashtëm i Iranit situatën aktuale në rajonin e Azisë perëndimore e ka quajtur të rrezikshme dhe ka thënë se shkaktari kryesor i kësaj situate është Amerika.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Muhamed Xhavad Zarif në një intervistë për kanalin TimesNow, pasi vuri në dukje se shkaktari kryesor i situatës së rrezikshme në rajon është qëndrimi arrogant i Amerikës shtoi; Amerika çdo gjë e shikon sipas syrit dhe perspektivës së saj dhe jo sipas perspektivës së rajonit të Azisë Perëndimore. Zarif ndër të tjera përmendi mbështetjen e gjerë të popujve të rajonit për gjeneral Kasem Sulejmanin, komandantin e forcave Kods të Gardës Revolucionare dhe tha: Amerika duhet ta dijë se pas martirizimit të gjeneral Sulejmanit në zona dhe rajone të ndryshme të botës janë organizuar ceremoni zie dhe mortore për nder të tij. Shefi i diplomacisë iraniane ndër të tjera tha: Për veprimin e Donald Trump president dhe të Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit për ekzekutimin e gjeneral Kasem Sulejmanit, është gëzuar vetëm ISIS. Zarif më tutje foli për vizitën e tij në Indi ku mori pjesë në takimin e dialogut Raisina dhe tha: India ka një pozitë shumë të rëndësishme dhe Teherani pret që Nju Delhi të luajë rol pozitiv në të ardhmen e bashkëpunimit rajonal. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e martë ka shkuar në Indi për të marrë pjesë në takimin vjetor të Dialogut Raisina.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...