Zaev uron Ciprasin: E përjetshme “Marrëveshja e Prespës”

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, uroi homologun e tij grek pas miratimit në parlamentin e Athinës të “Marrëveshjes së Prespës”.

“Urime miku im Aleksis Cipras, bashkë me popujt tonë shkruam historinë fitimtare. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, qofshin të përhershme paqja dhe progresi në Ballkan dhe Europë”, shkruan Zaev në profilin e tij në Facebook.

Marrëveshja për emrin Maqedonia e Veriut u miratua me 153 vota pro e 146 kundër, ndërkohë që 8 deputetë të parlamentit i janë bashkuar SYRIZA-s me votë “pro”.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi