Zaev: Nuk do të ndalemi me zbatimin e politikave për barazi gjinore

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në adresimin e tij gjatë hapjes së konferencës ndërkombëtare “Gratë në industri: Liderët e avancojnë barazinë gjinore” tha se Qeveria nuk do të pushojë me politikat për barazinë gjinore, derisa tërësisht të anulojnë dallimin në vlerën e punës mes burrave dhe grave.

Nën moton “Liderë të bashkuar për avancimin e barazisë gjinore”, në Shkup filloi konferenca dy ditore ndërkombëtare “Gratë në industri”, në të cilën ekspertët vendor dhe të huaj nga më shumë sfera do të prezantojnë gjendjen në kompanitë dhe organizatat lidhur me barazinë gjinore në drejtim të përmirësimit të produktivitetit dhe performancave të përgjithshme.

Konferencën dy ditore e hapi kryeministri Zaev, i cili theksoi se duhet të japin më të mirën nga vetja dhe mbështetje për realizimin e barazisë së plotë të pakushtëzuar të grave dhe vajzave. Ai shtoi se nuk do të ndalen me zbatimin e politikave për barazinë gjinore.

“Nuk do të ndalojmë derisa tërësisht të anulojmë dallimin në vlerën e punës mes burrave dhe grave. Nuk do të ndalemi me zbatimin e politikave për barazinë gjinore derisa nuk sigurojmë se gratë dhe vajzat kanë të drejtë të barabartë absolute të avancojnë në karrierat e tyre të punës dhe të zgjedhen në pozitat më të larta të punës”, theksoi Zaev, duke shtuar se asnjë vend nuk mund të lejojnë që gjysmën e popullatës ta lënë prapa.

Kryetarja e Asociacionit të Shoqatave të Inxhinierëve, Kristina Spasevska, në fjalimin e saj tha se me fillimin e nismës në çdo segment të të jetuarit në vend gjithnjë e më shumë po flitet për barazinë gjinore.

“Ne gratë sigurisht se po ndryshojmë, ngadalë por sigurtë. I rrënuam kuptimet tradicionale se duhet qenë vetëm amvise, nënë dhe bashkëshorte. E tani në këtë shoqëri të re të zhvillimit eksploziv dhe teknologjik krahas këtyre roleve duhet t’i shtojmë edhe tjerat, të jemi profesioniste, menaxhere dhe politikane”, theksoi Spasevska.

Konferenca ndërkombëtare “Gratë në industri” organizatohet në vitin e tretë me radhë. Organizatorë janë Asociacioni i Shoqatave të Inxhinierëve dhe EVN-Maqedoni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi